ELINDA
MARKU
Poezi
Mund
Në të ardhmen e vjetruar, mund të ndodhë
të të pëlqejë se si do të më rrisë
e qeshura jote e habitur.
Mund të ndodhë
të të pëlqejë fakti që unë
mund ta pëlqejë trupin e heshtjes tënde.
Mund të ndodhë
të të pëlqejë kurrizi im ikanjak!
Gjithçka ndodhtë...
diçka me siguri mund të ndodhë
të të pëlqejë!
Kalë
Është trashur kalorësi
dhe kali trishtohet nën shalë
e midis shalëve të tij
Në mbrëmje kali është princ i bardhë
e kalorësi diçka më pak se kalë plak i murmë
Ç më paska marrë malli për lëndinën e kuajve
atje..në fshatin pa kuaj e shalues kuajsh
Ditën më të parë që të shihem me një mik
do ta lavdëroj duke i thënë "kali im"
Lajmërim
Një vajzë ka ikur prej çmëndinës
çalon majtas nga vetkafshimi
sytë i kullojnë lot të jeshiltë
Ka zë të trishtë.
Ndërsa rrobat
rrobat nuk i ka të vetat!
Ju lutemi,kush ta shoh
të lajmëroji në adresen
Preng Marku, Fierzë Rubik.
Kostandinojadë
Rrasen e varrit e zhvëndosa
fare pak dhe dola,
si në legjendë.
Shalova zemrën,
troku i saj është i lehtë,
nuk të trëmb.
Fantazma ime dhe përqafja,
kundërmojnë erë dheu,
erë malli
si në legjendë!
Ç'kërkon ashtu me duar,
me gishta
mbi dhe midis
supeve të mia?!
Kokën?!!
Ajo më mungon.
Rrasën e varrit e zhvendosa,
fare pak dhe dola.
Fantazmës time të përsosur,
i mungon veç koka.
Kur nuk vij
mos numëro një orë,
dy gishta,pesë kalimtarë,
shtatë vargje,dhjetë pritje!
Ndërkaq kam ardhë,
për vonesën
mos më bëj asnjë pyetje!...
Në sytë e Marës
Në dritën e mengjesit dhe në sytë e sime bij,
sot më fort se asnjëherë
kam parë, besuar e ndjerë
se....
Ime bij,
është nëna ime dhe unë bashkë.
Është gjyshi i saj
me gjithë t'anë.
Ka sy të mëdhej sa qielli,
ku brenda të cilëve gjindemi të shtatë.
Lleshi e Maria,
Maria dhe Prenga
Unë, Pjetri dhe
Mara.
E vogla ime kaq e madhe!
Liri batalle
***
Lindi liria e fjalës me vdekjen e diktaturës
E, u plak kaq e re liria e fjalës!
Tash po i digjen kërcenjtë lirisë së fjalës
e fjala ka mbetur lakuriq pa kuptimin.
...Pimë kafe-kafeneve të botës,
pa mundur të lexojmë asgjë në gjuhën
tonë të pasur.
Lajmet dhe vargjet s'janë më as fjalë,
janë thjesht tym i zi
i djegjes së lirisë, në pakuptimësi.
...
Tani në vend të fjalës së lirë
shënjtëron heshtja
Dhe poezia rri palë
në arken e sendeve të vdekurve
të gjallë!
***Edhe në parajsë ndodh të vdesin***
Fluturuan zogjtë, deri në fund
të qiellit,
U vonuan një stinë.
Kur u kthyen, i pyeta;
Vetëm një stinë larg qënka parajsa?
Ata thanë;
Atje ishin zënë të gjitha pemët,
ku ne mund të ngrinim fole
dhe, jo vetëm pemët ishin zënë!
Kështu që na duhet të bëjmë
një parajsë të re këtu
E, këtu të rrojmë edhe mbas vdekjes.
Kodi moral
prandjenjë e errët,
shqetësim i thellë,
sinqeritet i tërbuar,
përse qënkeni
dhe qënkemi berë?!...
jam zemëruar...
me inatin,
plus dhëmbjen
minus ëngjëjt keq'bërës
shumëzuar gjykimin,
përkryer përditshmërinë,
pjesëtuar fatin,
kerkuar rastin,
thjeshtuar erën,
dashur faljen,
falur lutjen,
vrarë ngritjen e piedestalit
të ndëshkimit,
shto shtojcat ...
pa përfundimin.
Kafshimi i errësirës
Rrethuar me vdekje
edhe atëherë,
kur ime më 'tha:
E...linda!
A linda thua?
Ende nuk e di!
Unë jetoj vdekjen!
Unë sfidoj vdekjen!
Kam 1000 vdekje.
...Vdekja e parë
që emri që kam
E dyta vdekje,
kjo qe prap.
Vdekja e tretë
qe kjo sërish.
Vdekja...
Vdekja e katërt
kur nëna më braktisi
Vdekja e pestë
qe edhe e gjashtë
kur u ndjeva e mangët
e sbrasur,
e pambrojtur,
e mohuar.
Kështu që edhe e shtata
e teta,
e nënta gjithashtu.
Vdekja e dhjetë...
qe vdekje e dhjetë
Kam zorë ta them.
Dasma e tim eti
njëqindifish vdekje
...më rodhi në deje
aq sa...
jetët patën frikë prej meje!
Vdekja e njëqindeshtatë
qe rënia e mrekullisë së shtatë
të botës,
dhe...
Bota u mbush me shëmtinë e saj.
Në vdekjen e njëmijështatë
vetmia ime mbeti e ngratë
...Flokët tejet m'u rritën
dhe thonjtë, dhe qerpikët,
dhe heshtja, dhe fjala...
dhe vdekja...
tejet u zgjat.
Një zog çukit mbi varrin tim
një djalë hapin ndalon
Dhe...
Më vështron...
që
lllaaaaaarrrggg!
* * *
E di?
S'e di?
E do , të duan, të do
për ty për ato
i atyre i asaj
i askujt, i të gjithëve
pa gjithësi
Kotësi vogëlmadhe
pa fjalë, pa identitet
Emri yt gënjen
je një grimë nga grimca ime e humbur
Jam grimca jote e fituar
Greqi pa Olimp
Kryeqytet pa banorë
Je mal, mal pa borë
a je mal?
Eh, u çmën çmënduria jote
Imja gjithashtu
Kam rënë në
nuk e di se ku
.............
Ehuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu!
PS.
Ky cikel i Elinda Markut eshte njeri prej cikleve te e 15 autoreve nga USA dhe Kanada, qe K.Traboini ka pergatitur per Antologjine poetike "Itaka e fjales"2008.
Elinda Marku dhe Iliriana Sulkuqi gjate veprimtarise se letersise ne Micingan tetor 2010 organizuar nga revista "KUVENDI"...
4 comments:
Pershendetje nga mondishall, mikja ime macja blu! Poezia jote eshte vertet nje dualitet i pandashem mes krijimit artistik dhe filozofik. Ke pra emrin tend pa huazime te tjera, gje e lakmuar kjo nga sa e sa krijues. Lakmitaret e ziliqaret, keqdashesit dhe mediokrit, thyejne koken para vargjeve te tua. Pac gjithmone kete rruge te shendetshme,ne krijimtarine tende. Perqafime, Edmond Shallvari
Shum peozi te bukura, suksesse.
Shiko Blogun tim:
Sms Dashurie
Elinda tu pergjigja ketu sepse e kisha te veshtire me ta gjete adrese tjeter ku une mund gte shkruaja...
Deshira per me shkru asht e shtyre nga pasioni apo nga nje rrefim apo me e perdoru,si nje thes me mbulu minaren apo thjesht me i thane do gjana nepermjet sasise?
Ne cfare shkruan ma siper e dashur, shume qendrojne disa jane hamendje dhe disa Zhyln Vern..po e filloj prej fundit, Tershanajt kane kene 5 vete ne tavoline bile edhe prej Torontos ka ardhe i vellai me gru e femije dhe kane pagu hymjen dhe kene ate nate aty.
Organizimi ka kene i dobet, ndoshta nga koha ne dispozicion, ndoshta nga se e Diel ndoshta se qytetaret shkojne jo ne kishen e tyre, ndoshta pjesa e tjeter e qytetareve ishte ne darken e 60 vjetorit te bektashijve, ndoshta .... por kryesorja asht se nuk i ban kush ma me postera ne nje shtet si Detroid..bahen me grupe te ndryshme psh sa vete bjen ti Elinda e keshtu ose bahen me social media ose i ban me postera por dy muaj perpara jo kater dite perpara...per asgja nuk jam preke, sa per darken nje nate perpara...ishte krejt e pa pritun, dhe ska gja u ba ai organizim, po ishte e udhes me kendu nja dy tri kange por jo deri ne ora 2, e per aq ma teper mu tha se do vijne vetem privatisht 15 burra, por nuk ishte njashtu, pa dashte me i ofendu te pranishmit, por gjithsesi eshte jo profesionale me kendu ne vend me tym e raki rrik ndoci, une vij ne shpi edhe aty por ne rastin konkret pergjegjshmerite jane diku te perzime me rete, aty kejt thjeshte nje njeri te eleminon vetem per qefe...dhe nuk ka as kush me ta marre hakun sepse me te drejte kane me thane : kush i tha Rrikut me shku njaty..E ne se ke borxhe tjetri te eleminon kudo por ne rastin konkret serioziteti asht rrezikshmeri...me kene amator asgja nuk ka, por imagjino Pavaroti me shku ne nje kafe me tym e me ndeje e me kendu 6 ore.
Persa i perket organizimit cilido mund ta kishte fajin , por vetem une si kisha faj kerrkuj, me u gjende ne nje loje varferie poeterish apo nje keqmenagjim i vlerave ...gjithsesi nuk ua marr per te keq, por historia asht e pameshirshme, dhe ajo(historia) edhe nese koha per momentin i mbulon gafat e tilla, historia nuk i harron, nuk asht se u sakatova, por jo te gjithe vijne me u kenaq, disa kane kenaqesine edhe te te ndjerit superior persa i perket suksesit. per mu edhe njata pak malsore qe kane ardhe asht nje vleresim i jashtezakonshem sepse Gjyste Vules nuk i kane shkuar asnjehere aq qytetare sa pata une malsore ate nate. Tashti qytetaret shkodrane kane ardhe deri ne Vankouver Toronto Chicago per mu, kur e kane marre vesh.
Une kam rrespekt sinqerisht per deshirat e medha qe kane njerezit, por nuk mund te mos i zhvlersoj sapiencen qe kane ne dispropocion me mundesine e arritjes se qellimit.
Rrallen e fundit ne Michigan (dhe jo vjet)
ka kene Eduard Bajrami organizator aty dhe ne Chicago, kan kene te ulur pa tavolina...me kane thane mbi 1500 vete sepse per aq na kane pagu...ndoshta edhe ma teper por hallall.Ka kene ne 2007, Rrenjet Shqiptare nuk kane ardhe ate nate sepse kane pase relamu qe para pashkeve nje mbremje me dj...drejtuesi ka ardhe me ne qe ne 6 dhe na ka ndihmu me vu veglat dhe asht largu ne 7 e 30.
"Te cofte Zoti shendet". Asht nje urim qe e perdori qysh ne adoloshence, (me gege) ne se dikush e merr per ofendim apo per provokim e ka gabim sepse une di me uru njashtu sikur di edhe me tru...por thjeshte e dashamiresisht me ju ka me kene dhe ishte sinqerisht URIM.Te fala dhe " by way" ne poezite e tua ka nje brishtesi te dukshme feminile por qe mban pergjegjesi per realitete jo pozitive, gja qe nuk e verejta, me aq minuta qe u pame...
Post a Comment