ELINDA MARKU - Poezi 2

ELINDA MARKU


Ne pazarin e personazheve perzihet perseritja***

C’ke qe kerkon nallban ,
te mbathesh kuajt e tu
qe sigurisht nuk kalerojne.
Fluturojne!!!
Te kujtohet kur me tregove per kuajt e tu te zbathur
tek stacioni i trenit
teksa prisnim te dashuren tende Penelopen?

Diten e fundit para se t’i hypja largesive
te kujtohet tek stacioni perballe RTV
te kerkova nje krah kemishe
te cilen e ruaj si krahet e mij te holle e te gjate
por qe s’mjaftojne per ta mberthyer
asnjerin prej qiejve ku dremisin ne kembe kuajt e tu. .

Kam lindur zbathur,
ndoshta qe t’i shpetoj ndjekjes se personazheve
te cilet mund te na kerkojne t’i mbushim
me jetet tona te pamjaftueshme.
E te ngaterrohemi deri aty
sa te blejme veten ne vend te personazheve!
Kam lindur zbathur,
ndaj ne vend te kepuceve mora-mbaj dhe ruaj
si krahet e mij,
nje krah kemishe…
Kemisha ishte ngjyre- sysh
sy kuajsh!

Vjeshte 2003- Vere 2007

Zbrita ne Rome, e Romen nuk e pashe
vec periferive ku gjarperonte autostrada….
qe pervecse gjitheandej te conte
edhe ne Firenze
(Toscana).
E bukur Toscana kesaj here.
Me e bukur se heren e fundit!
Pastaj ne Milano
Ne piazen me te madhe atje
njeren prej mbremjeve qe ngjante
aq shume me tonat
e qe shoqerohej me shiun e mungesave te pranishme
Ndoqa per pothuaj gjithe mbasditen
lojen e bukur te nje saksofonisti
te talentuar
qe nuk e di pse me behej se kishte lidhje me ty
dhe jo vetem kaq por genjeja besueshem veten
se ishte saksofonisti per te cilin ti me ke folur
ashtu sic vetem di TI te flasesh .
Ishte i gjate, dhe fytyren e kish mbuluar me kapucin e xhupit
i cili ishte “gucci”.
Gishtin e unazes e kishte te stolisur me nje unaze
te cmuar…
Sandalet i kishte si te Jezusit .
Luante trishtimin !!!
Sapo vinte re se rrotull tij grumbulloheshin shume degjues
e thyente muziken dhe behej”amator”…
Njerezit pakesoheshin.
Vetem une rrija pa levizur.
Pyeta njerin prej miqve qe shoqeroheshim
-Po ky pse e fsheh fytyren me ate kapuc te madh?-
Ai m’u pergjigj.
-E shikon, xhupin e ka Gucci
Unazen e ka diamant
dhe sandalet nga me te shtrenjtat “Ecco”
Eshte muzikant i njohur!
Del ne piaze e luan vetem kur bie shi!
-Ky duhet te jete saksofonisti i “N”.
i thashe vetes time me bindje
Ende cuditem si durova pa iu afruar
sa te mund t’i ngrija pak kapucin e ti shikoja fytyren
***
Te nesermen sigurisht dola prap.
Piaza cdo mbremje ishte pothuaj plot me artiste
madje kam pare ne mes te kryqezimit
( mbas ore 7pm.nuk levizin makina ne qender)
nje aziatike te bukur qe kishte nxjerre pianon
e i binte per shtate pale qejfe te saj e per shtate pale qejfe
te kalimtareve qe harroheshin per minuta te tere
rreth tingujve .
Kam pare piktore,
madje njerin prej tyre e kam patur komshi ne fshat
dhe tete vjet rrjesht ne klase.
Dritan e quajne , ka qene i talentuar.
emigroji ne Itali pak para se te diplomohej
Diten punonte murator,
ndersa ne mbremje dilte tek piaza e famshme
dhe piktornte portrete turistesh
Nje portret 30 euro.
Kur e pashe m’u be nje lemsh transparent ne sy
kur me ra prej syve, u be muzgu gri.
Ishte thinjur, duke mbetur i bute njesoj.
***
Mbas 4 ditesh m’u desh te shtyja bilenten
prisja shiun e rralle ne vere
te shikoja saksofonistin ne piaze.
Mbaruan ditet,te tjera dite s’me jepnin te rrija
deri ne nje mbremje tjeter me shi
as te vija deri tek kafeja qe do pija me ty.
***

***Edhe ne parajse ndodh te vdesin***

Fluturuan zogjte deri ne fund
te qiellit
U vonuan nje stine.
Kur u kthyen i pyeta;
-vetem nje stine larg qenka parajsa?
Ata thane;
Atje ishin zene te gjitha pemet
ku ne mund te ngrinim fole
dhe jo vetem pemet ishin zene.
Keshtu qe na duhet te bejme
nje parajse te re ketu
E ketu te rrojme edhe mbas vdekjes.

*** Ne meshe***

Kundruall lutjes dhe ankthit tim
edhe per atdheun
Kalon gjithnje shergerti i vogel i zdrukthtarit
(Jezusi i cili u be marangoz)
e me jep zemer!
Ndersa prifti hypur “lart” ne altar
po flet , po gjykon
se kujt duhet t’i takojne breket
e Anna Nikoll Smithit.!!!

***
Zogjte e bejne hapsiren
te pasigurte.
Syte e femijeve
e bejne xheloze driten.


Meqë Prifti do të thoshte Shërbyes

Ai ka vene masken e sherbyesit
rroben e zeze te te vuajturit ka veshur.
Zerin e “absolutit” nga ngritur
deri ne ngjirrje,
Qe une ta besoj, kur ai shtiret.
Qe une te hesht, kur ai fyen.
Qe une te mos e kuptoj,
kur ai mashtron.
Qe une te mos ankohem
kur ai me dhunon emrin e prejardhjen.
Qe une te mos i kundershtoj planet e tij
kunder nesh.

Ai ka vene masken e sherbyesit
Rroben e zeze te te vuajturit
Pendimin e gjate te te shterptit.
Vetem e vetem qe une ta besoj
kur ai shtiret.
Qe une t’i trembem kur ai kercenon.
Qe une te ul koken kur ai shpifet.
Qe une te mos e shoh kur ai, mekaton
e me keq se kaq!

Kaq e trashe maska dhe kaq e tejdukshme!!!!

2.

Masken e sherbyesit ka vene
rroben e zeze te vuajturit ka veshur
pendimin e vetem te te shterptit mbart
dhe hypur eshte atje “lart”
shfryn urrejtje pa iu dridhur qerpiku
nxit hakmarrje pa iu skuqur fytyra
nen masken e trashe e te tejdukshme.
Pa keqardhjen minimale per “titullin” qe mban
dhe tempullin qe ne trib’un e ka kthyer!!!

Kulti i se keqes
naltesohet e na verbon syte
pikerisht ne mes nesh
e ne krye te kishes!
Shihna e ruajna o Krisht!!!
(edhe prej atij qe e therrasim, “prift”)!

Mbas vetvrasjes , mbetur gjalle!

Jo gjithmone shpirti ia del hidherimit.
Te deshperuarin e vrasin
edhe kepucet e perdorura.
Nga te gjitha pritjet e gjata,
asnjera nuk eshte e lavderueshme!
Lakuriqesia shpesh eshte ndershmeri,
me shpesh eshte turpesi!
Pambarimisht vazhdon njera gjysem
te terheq gjysmen qe e shtyn shoqen.

S’e shikon?! Ka filluar te nderroje moti!

Ne enderr degjohet nje dere tek hapet
Ndoshta tek mbyllet.
Ndoshta tek shembet.



Tigri i Borgesit

Kam kohe qe lodhem te zbus
Tigrin e Borgesit
Nuk e di e kam , apo me ka zbutur.
E shoh se perballe meje rri ulur
ne bisht , ne ***** te nje peme
te vjeter- sa molla e ndalueme
Tigri i Borgesit e ka origjinen ne Eden
atje tek molla e tek fillimi
Ndersa,jam zatet as e zbutur as e mundur
ne nje peme buze rruges se madhe
nga gjithekush kalon ,
ne mos e gjuan me gure
ia keput nje dege ,
te tremb mizat
ose te bej fresk!
Te dy rrime perballe
une kendej
Tigri i Borgesit andej
Ndersa vet Borgesi ,
bastunin e ka kthyer ne fyell
e po i bie!
Coban qe na ruan te dyve
Mua me ruan prej tigrit
e tigrin e ruan prej zbutjes!


Bindja nuk eshte besim

Zoti im eshte NJE
qe shumfishohet
ne peshq!
Peshkut ia ve emrin bindje
Bindja ndryshion
Une jam ngaterrestare
Ajo c’ka tepron …
dyshim i ndare pergjysem!




Edhe ne ferr le te kete lule

Nese do te shkoj ne ferr
do te shkoj me nje trendafil ne dore
Faren e te cilit do ta mbjell
per t’u treguar dicka per parajsen
te denuarve!



Pa brishtesi

Kam per ta lidhur fjalen me disa
fije te trasha brenge
Ajrit do tia shkul dhembet e tejdukshem
Dites do t’ia nxjerr syte
Naten ashtu do ta le “miniature”
O i huaj…
do ta thyej ne koken tende
vazo-koken time
e lulet e mendjes do ti le te hallakaten
nder kemebe te harrimit.
Paturpesisht do ta nxjerr organin
e rritur te trishtimit.
Pastaj….
pastaj,do te qesh…
me habine tende.

PJETER JAKU I percolli ber botim PJETER JAKU
botues i revistes"KUVENDI" Detroit.

1 comment:

Drenushe said...

Te uroj jet te gjate,shum te gjate sepse ti na jep jet dhe ne me keto poezi qe ben,te adhuroj nuk e di pse ndosha jam une stervogel dhe me dukesh gjigande mbase ashtu jam para teje!

Qofsh e bekuar!
nga:Shqiptarja nga Maqedonia qe nepermjet ju dhe te tjerve si ju, ndjen ngrohtesi dhe mall per nenen ton te madhe SHqiperi!