ELINDA MARKU, TROPET, METAFORA DHE METONIMIA Nga Fatmir TerziuFigurat e fjalës në retorikë janë quajtur sipas fjalës greke tropos lëvizje, kthim, kuptim i zhdrejtë. Fjala në sistemin e gjuhës lidhet me një send të realitetit, ka një koncept, ndërsa gjatë përdorimit ajo shmanget nga kuptimii vet i parë, i zakonshëm dhe lidhet me nje kuptim tjetër, që është kuptimi i dytë i fjalës. Në vargjet e Elinda Markut:
“Eshtë trashur kalorësi
dhe kali trishtohet nën shalë
e midis shalëve të tij…”
është e qartë që disa prej fjalëve janë përdorur me kuptim jo të zakonshëm, mirëpo fraza nuk e ka humbur kuptimin që ka synuar ta realizojë me këtë lidhje fjalësh. përkundrazi kuptimi i saj del më i pasur se sa sikur fjalët të përdoreshin në kuptimin e tyre të parë. Po t’i veçojmë fjalën “kalorwsi” dhe togun “wshtw trashur”, ështe e qartë që fjala “kalorwsi” është përdorur për të shprehur një gjendje emocionale ndërsa fjala “Kali” ka ruajtur vetëm disa elementë të kuptimit fillestar: madhështinë, lëvizjen, hapësirën etj. të cilat korrespondojnë me gjendjen e parë. Gjithashtu figurat e fjalës përmbajnë në vete vlera njohëse.
Kwto vlera njohwse shpeshherw janw intriguese, madje sjedhin dekodime tw ndryshme. Hapwsira metafizike dhe kuantenca logjike inicohen tw prodhojnw njw dukuri tw ngjashme me pretencwn, ku emocioni vjen nw mendjen e lexuesit nw dy mwnyra. E para me sintakswn e njohur nw mendjen e tij rreth lojws sw fjalws, dhe e dyta me situatwn qw prodhohet nga fjala. Nw vazhdimin e poezisw sw Markut kjo ndjehet qartw:
“Në mbrëmje kali është princ i bardhë
e kalorësi dicka më pak se kalë plak i murmë
C’më paska marrë malli për lendinen e kuajve
atje..ne fshatin pa kuaj e shalues kuajsh
Diten me te pare qe te shihem me nje mik
do ta lavderoj duke i thene "kali im".
Figurat e fjalës, sikur edhe figurat e tjera, qw pwrdoren mrekullisht nw ndwrtimin e poezisw sw Markut, nuk i gjejmë vetëm në gjuhën e letërsisë sw saj, por edhe nw mjaft poezi tw poetwve tw tjerw. Duhet thwnw hapur qw Marku e situaton mw shumw pwrdorimin e tyre nw mjaft poezi tw saj, duke argumentuar qartw edhe faktin se përdormi i tyre në gjuhën e folur është i shpeshtë. Një pjesë e tyre për shkak të përdorimit të dendur e kanë humbur kuptimin e tyre të figurshëm dhe përdoren në mungesë të fjalës.
Metafora qysh në antikitet është quajtur mbretëreshë e figurave. Retorika e mëvonshme e ka pranuar si figurë qendrore prej së cilës dalin figuarat e tjera. Figura e metaforës është proces gjuhësor i thjeshtë, por që ngrihet nq një nivel të ndërlikuar poetik. Brenda një shoqërimi fjalësh një fjalë e humb kuptimin e zakonshëm dhe me përdorimin e ri ajo fiton një informacion më të madh kuptimor. Shembull mund tw merret poezia e Markut “Kafshimi i errësirës”. Vargjet e mwposhtme plotwsojnw qartw njw kuptim tw tillw:
“Rrethuar me vdekje
edhe atehere,
kur ime me 'tha:
E...linda!
A linda thua?
Ende nuk e di!
Une jetoj vdekjen!
Une sfidoj vdekjen!
Kam 1000 vdekje.”
Nw grupfjalwshin “Rrethuar me vdekje” gjejmw nw fakt domethwnien e temws qw trajtojmw. Në këtë fjali fjala” vdekje” mund të zëvendësohet me një varg fjalësh dhe kuptimi nuk ndryshon. Fjala vdekje, është figurë, nje fjalw e papritur pwr kontekstin. Nese do ta shpjegonim figuren fjalia mund të ishte: Rrethua nga e zeza (sepse vdekja wshtw mw e zezw) ose “rrethuar nga errwsira (se arrwsira wshtw mbyllja pwrgjithmonw e syve pwr njeriun qw nuk sheh mw dritw). Mirëpo fjalët e përdorura këtu nuk e shprehnin cilësinë themelore të jetws, vdekja mbi tw gjitha vjen e lidhur me njeriun, pra fjalia po te hiqej figura e metaforës mund të shkruhej: Rrethuar me mungeswn e dritws natyrale, (pra ai ose ajo vdiq, ndwrroi jetw). Natyrisht këto nuk janë të gjitha kuptimet që mund të dalin nga shembulli, mirëpo ato mjaftojnw pwr tw dëshmuar informacionet e shumta që bart figura e metaforës. Kthimi i figurës në kuptimin real të fjalës për letërsinë është i pranueshëm, ashtu sic wshtw i tillw pwr modulin e poezisw me varg tw lirw tw Elinda Markut.
Metafora shpesh quhet krahasim që bëhet në mëndjen tonë, mirëpo ajo nuk shprehet në formën e plotë të krahasimit, i cili përafron dy gjëra sipas ngjashmërisë duke theksuar cilësinë e krahasueshme (Dhëmbët e bardhë si gurëzit e lumit). Metafora nuk lejon të shfaqet kuptimi i plotë po vetëm i mundshmi.
Veçohen disa fusha në të cilat realizohet metafora përmes veprimeve të caktuara: kur gjërat e natyrës dalin si të vwrteta: me rrodhi ne deje, (këtu metafora del si folje); kur gjendja shpirtërore a veprimi intelektual përdoret për tu dhënë kuptim gjërave të natyrës e ojekteve: vdekja e dhjetw, (këtu metafora shprehet me mbiemër dhe quhet metaforë epitet, kur mendohet se është figurë më vete quhet edhe epitet metaforik. Apo edhe kur pwrdoret “njwqindfish vdekje” kemi njw lloj tw vecantw metafore. Ndërtimi i metaforës sipas ngjashmërisë zakonisht mbështetet në përdorimin me kuptim të dytë të emrit:
“…Vdekja e dhjete...
qe vdekje e dhjete
Kam zore ta them.
Dasma e tim eti
njeqindifish vdekje
...me rodhi ne deje…”
Metafora është shumë e përdorshme edhe në sistemin e gjuhës. Përdoret në vend të fjalës që mungon, sic ndodh tek poezia e markut “Kodi moral”. Pwrdorimi i fjalws shihet qartw nw vargjet:
“Parandjenje e erret,
shqetesim i thelle,
sinqeritet i terbuar,
perse qenkeni
dhe qenkemi bere?!...
jam zemeruar...
me inatin,
plus dhmbjen
minus engjejt keq'beres
shumezuar gjykimin,
perkryer perditshmerine,
pjesetuar fatin,
kerkuar rastin,
thjeshtuar eren,
dashur faljen,
falur lutjen,
vrare ngritjen e piedestalit
te ndeshkimit,
shto shtojcat ...
pa perfundimin.”
Në këto raste, ajo duket sikur ka humbur kuptimin e figurës. Ndërsa në letërsi gjejmë përdorime të reja, të papritura të metaforës ose metaforë të ringjallur: si p.sh. parandjenji e erret, i thellw, i twrbuar)shqetwsimit, sinqeritetit, ku freskimi bëhet me anë të epitetit ose sinonimit.
Poezi tw tilla flasin qartw pwr njw situatw tw re nw sintezwn poetike dhe modelin e saj tw stilit vargwthyer. Nw kwtw model parashihen poezi tw tilla si: “Kale”, “Mund”, “Kafshimi i errësirës”, “Gezim i helmuar”, “E megjithate une shkruaj poezi”, “Kostandinojade”, “Pa cak dashurine”, “Thirrja e fundit” etj.
MetonimiaPër nga rëndësia qëndron krahas metaforës. Realizimi i saj kryhet me kalimin e fjalës ngakuptimi i parë në kuptimin tjetër, kur ndërmjet tyre qëndron lidhja e varësisë jo e ngjashmërisë si te metafora. Metafora konsiderohet figurë e poezisë, ndërsa metonimia figurë e prozës.
metonimitë më të njohura janë kur:
fjala me kuptim absrakt përdoret për fjalën që ka kuptim konkret dhe anasjelltas:
VAZHDON...
ELINDA MARKU
në mes të loteve të jeshiltë e Maces Blu
Elinda Marku u lind më 20 shkurt 1969 në fshatin Fierzë të Rubikut. Ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës. Prej vitit 1999 jeton në Michigan, ku është antare e këshillit botues te revistës së përmuajshme shqiptare “Kuvendi”, që publikohet në Amerikë. Elinda Marku është ndërkohë edhe autore e librave poetikë: Dy herë e virgjër, Lezhë 1994, Struktura e ferrit – Lezhë 1996, Macja blu@POEZI.com, Lezhe 2003.
Poetje sfidante e Detroitit, që për atë fare pak dinë, është Elinda Marku, autore e disa librave me poezi. Ani pse e veçuar, e angazhuar me revisten “Kuvendi” në Miçigan, është prej atyre grave krijuese që e thonë fjalen e vet edhe si opinion por edhe si krijmtari. Ndaj është për të ardhur keq se nuk gjen jehonë përtej “Kuvendit” të botuesit Pjetër Jaku. Madje shumëkush në komunitet prej fjalës së saj të guximëshme druhet. Kur s’u pelqejnë të vertetat e thukta të Elinda Markut e etiketojnë, siç bëjnë ca ish punjonjës sigurimi që kanë bërë fole edhe në Amerikë, madje në paradoks, kanë edhe ndonjë media televizive të komunitetit shqiptar të Detroitit në dorë, në saj të parave të nëndorës. Pa çarë kryet për çfarë thonë e flasin ata që ja kanë zili talentin e guximin, e quajnë kokë në vete e kryeneçe, Elinda Marku në poezi vazhdon të thotë fjalën e vet krejt natyrshëm, sa thjeshtë aq magjishëm, e drejtpërdrejtë, me pasuri figurash letrare, emocionuese dhe e pangjashme me poete të tjerë. Madje e thotë fjalen e vet poetike shumë më mirë e shumë më bukur se sa ata që kreshpërojnë në majë të kalit farfuritës të lavdisë vetjake për të cilën punojnë goxha shumë...Sa lodhën të shkretët... Le të perifrazojmë disa vargje të Elindës:
“Eshtë trashur kalorësi/dhe kali trishtohet nën shalë/ e midis shalëve të tij…”
Ata pra, që si kalorës të roitur e delirant, si shoqatamaniakë të sëmurë të komunitetit, rrahin gjoksin e bëshëm burrëror se gjoja ata janë e jo tjetër, se ata janë shkrimtarë me emër në botë !!! dhe marrëzitë shkojnë deri atje sa edhe botojnë libra biografike për njeritjetrin. Bëhen biografi ende pa patur vepra. Asnjë gjeni i letërsisë nuk e ka patur këtë privilegj. Diçka di Robert Elsie që thotë se “shqiptaroamerikanët kanë para e botojnë libra.” A thënë ndryshe sharrojnë të shkretat pyje... Elinda Marku, poetja me fëmijëri me "lotë të jeshiltë" në Rubik, që nëna kur e lindi i vuri emrin Elinda e vetë me pas ndrroi jetë, Elinda me universitet të mbaruar në Shkodër dhe universitetin e jetës në Detroit, "Macja - poetike- blu" siç metaforon në titullin e një libri të saj me poezi, nuk mund të jetë e qetë e indiferente, ndaj nuk pranë t'i stigmatizojë prapsitë e kësaj bote njerëzore me poezi por edhe me polemiken e shkruar e fort të mprehtë, por a dëgjojne ata që duhet të dëgjojnë?! Jo besa. Se lavdia dhe shurdhëria janë vellezer siamezë.
KOLEC TRABOINI
fragment nga esèja"Driteza Shqiperie" botuar ne gazeten "Ndryshe" dhe "Panorame" Tirane 2008.